Gjakova po zgjohet për ndryshim

Sonte në tubimin madhështor u dëshmua përkrahja e jashtëzakonshme për kryetarin në ardhje Ardian Gola, njeriun që e do Gjakovën dhe ka vizion për zhvillim, drejtësi e mirëqenie për të gjithë.

Alternativa, e prirë nga kryetarja Mimoza Kusari-Lila, mbështet pa rezervë këtë vizion për një Gjakovë më të zhvilluar e me më shumë kujdes për qytetarët.

Kryeministri Albin Kurti solli lajmet e mira për qytetarët: më shumë mbështetje për nënat, pensionistët, punëtorët e sektorit privat dhe veteranët e UÇK-së – masa konkrete për drejtësi sociale dhe mirëqenie për të gjithë.

Në fjalën e saj, Mimoza Kusari-Lila kërkoi mbështetjen për kandidatin e VETËVENDOSJES për kryetar të Gjakovës, duke theksuar se “vetëm kështu fitojnë të gjithë qytetarët”.

Ndërsa Ardian Gola falënderoi përzemërsisht qytetarët për besimin dhe përkrahjen, duke i ftuar të dalin masovisht në votime për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Alternativën.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës