Alternativa dënon rrahjen makabër të dy të rinjëve, gjatë ditës se djeshme në Novi Sad.
Aq më tepër, kur deri te ky akt brutal ka ardhur vetëm sepse ata flisnin gjuhën e tyre amëtare – gjë e cila është e garantuar me çdo Konventë Ndërkombëtare.

Të tilla veprime nuk duhet asesi të tolerohen dhe bëjmë thirrje që sa më shpejt të zbardhet ky rast dhe banalizuesit të sillen para Drejtësisë.

Viktimave u urojmë shërim të shpejt dhe kthim të sigurt në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, shpresojmë dhe do të punojmë që asnjëherë të mos përsëriten akte të këtilla.

Share This