Sot Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari u takuan me Kongresistin Amerikan

Sot Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari u takuan me Kongresistin Amerikan

Sot Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari bashkë me përfaqësues tjerë të opozitës në Kuvendin e Kosovës, u takuan me Kongresistin Amerikan z. Ed Case, me të cilin biseduan për situatën aktuale politike në Kosovë, bashkëpunimin rajonal dhe raportet bilaterale Kosovë – SHBA.
Kosova përgjithmonë mbetet mirënjohëse për kontributin dhe ndihmën e dhënë nga SHBA-të për Kosovën.

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari po merr pjesë në vizitën studimore në Ljubljanë

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari po merr pjesë në vizitën studimore në Ljubljanë

Në vazhdën e aktiviteteve të PIPS në përkrahje të mobilitetit të qëndrueshëm urban, në njërën prej vendeve lidere në mobilitetin e qëndrueshëm urban, u mbajt vizita studimore për deputetët e parlamenteve të Evropës Juglindore prej 13-14 Maj. Deputetët Liburn Aliu dhe Mimoza Kusari morrën pjesë në këtë vizitë në Lubljanë të Sllovenisë të organizuar nga GIZ ORF-EE.

Pjesëmarrësit u mirëpritën nga kryetari i qytetit, Z. Zoran Janković dhe patën mundësi të njoftohen më gjerësisht me përmirësimet në transportin publik, menaxhimin e parkingjeve, shtigjeve të biçikletave dhe lehtësinë e lëvizjes për këmbësorë përmes vizitave në zonat kyçe të qytetit.

Gjatë kësaj vizite delegacioni i Kosovës poashtu ka pasur mundësinë të diskutojë për mbështetjen kombëtare për mobilitetin e qëndrueshëm urban përmes takimit me kryesues nga ekipi i mobilitetit urban të Ministrisë së Infrastrukturës të Sllovenisë.

As part of PIPS engagement in support of sustainable urban mobility, in one of the leading countries in sustainable urban mobility a study visit for Members of Parliaments of Southeast Europe was held from 13-14 May. Kosovar MPs Liburn Aliu and Mimoza Kusari took part in this visit in Ljubljana, Slovenia organized by GIZ Open Regional Fund for South-East Europe – Energy Efficiency.

The participants were welcomed by the mayor, Mr. Zoran Janković and had the opportunity to get to know more about the improvements in public transport, parking management, bicycle lanes and improvements for pedestrians through visits to key areas of the city.

During this visit the Kosovar delegation also had the opportunity to discuss national support to sustainable urban mobility through meeting with representatives from the urban mobility team of the Slovenian Ministry of Infrastructure.

Qëndrimi i Alternativës lidhur me Platformën për Dialog

Qëndrimi i Alternativës lidhur me Platformën për Dialog

Qëndrimi i Alternativës lidhur me Platformën për Dialog, të prezantuar nga Kryetarja, znj.Mimoza Kusari, në takimin e thirrur nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z.Kadri Veseli.
– Konsiderojmë se është e domosdoshme ndërtimi i konsensusit dhe ulja në tavolinë nuk do të thotë se ne domosdoshmërisht pajtohemi pa filluar bisedimet brenda spektrit politik shqiptarë është e pamundur të arrihet çfarëdo në procesin e dialogut. Procesi i dialogut ka filluar që në vitin 2011, në fakt ka qenë shumë më herët para shpalljes së pavarësisë por në formatin se si është prezantuar në 2011 dhe prej asaj kohe kemi tri qeveri të ndërruara dhe ne konsiderojmë se pavarësisht opozitës apo pozitës, Kosova duhet të ketë një platformë shtetërore e cila është unike dhe e dakordouar nga i gjithë spektri politik shqiptar. A e kemi këtë? Nuk e kemi dhe konsiderojmë se nëse nuk arrihet një konseus mes partive politike shqiptare, përfshi këtu edhe Vetëvendosjen dhe LDK-në, atëherë me siguri duhet të shkohet në një zgjidhje tjetër dhe kjo zgjidhje është zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë. Në situatën të cilën gjendemi, Kosova është e bllokuar në mosmarrje të çfarëdo vendimi, si rrjedhojë e mosmarrjes së vendimit në raport me dialogun, si proces tepër i rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës.
– Mos të harrojmë se është kryeministri i vendit ai i cili është tërheq nga pozicioni i marrjes së kryesimit të delegacionit kosovar duke thënë se me vetdëshirë ia lë presidentit, i cili pa mandat dhe pozicion të qartë ka sjellë vendin në një situatë me kaos të përgjithshëm me rekomandime të cilat janë vënë në tavolinë për ndryshim të kufjeve apo shkëmbim të territoreve. Alternativa e sheh të domosdoshme arritjen e një konsensusi në mes partive shqiptare, nëse kjo nuk arrihet atëherë Kosova duhet të shkojë në zgjedhje por nuk mundemi të vazhdojmë në situatën  ku mbajmë të bllokuara institucionet, në veçanti Kuvendin. Nuk mund të mbesim duke u marrë me komunikim të shtetit përmes platformave mediale apo përmes statuseve në Facebook.
– Kryetarit të Kuvendit i kemi kërkuar që të gjejë formën dhe çasjen e drejtpërdrejtë të komunikimit me dy partitë tjera opozitare që nëse nuk dakordohemi për qëndrim të të gjitha palëve apo nëse kemi qëndrim tjetër dhe qëndrojmë pranë faktit se Kosova mbetet një dhe unike, se integriteti territorial është i pacenueshëm,se Kosova është e përkushtuar në dialogun me Serbinë por me një platformë të saktë dhe shtetërore dhe me vendosje të marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Alternativa dënon sulmin ndaj dy të rinjëve në Novi Sad

Alternativa dënon rrahjen makabër të dy të rinjëve, gjatë ditës se djeshme në Novi Sad.
Aq më tepër, kur deri te ky akt brutal ka ardhur vetëm sepse ata flisnin gjuhën e tyre amëtare – gjë e cila është e garantuar me çdo Konventë Ndërkombëtare.

Të tilla veprime nuk duhet asesi të tolerohen dhe bëjmë thirrje që sa më shpejt të zbardhet ky rast dhe banalizuesit të sillen para Drejtësisë.

Viktimave u urojmë shërim të shpejt dhe kthim të sigurt në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, shpresojmë dhe do të punojmë që asnjëherë të mos përsëriten akte të këtilla.

Qendrimi i Alternatives ne lidhje me dokumentin e ri te prezantuar nga Pozita

Dokumenti i prezantuar nga pozita ka nevojë për diskutim më të gjerë dhe përmiresime substanciale. Partitë në Qeveri duhet të kuptojne se koncenzuesi nuk ndërtohet me veprime të njëanshme të tyre, por ai duhet të jetë produkt i një qëndrimi të përbashkët të gjitha partive politike parlamentare.
Alternativa e konsideron të domosdoshme nevojen për platformë të përbashkët të Partive Parlamentare.
E nëse kjo nuk mund të arrihet në këtë moment, atëherë vendi domosdo duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ne e ritheksojmë se, Kosova në dialog me Serbinë nuk mund të përfaqësohet nga Presidenti i Kosovës për arsye të dëmeve të deritashme të shkaktuara me veprimet e tij të njëanshme.
I thërrasim partitë politike të reflektojnë në nevojen e ndërtimit të koncenzusit me qëndrim të përbashkët për një proces të rëndesisë primare për shtetësinë e Kosovës