Kusari-Lila: Ndërhyrja e Thaçit nuk ndihmon në arritjen e koalicionit LVV-LDK

Kusari-Lila: Ndërhyrja e Thaçit nuk ndihmon në arritjen e koalicionit LVV-LDK

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ndërhyrja e Presidentit Hashim Thaçi nuk e ndihmon arritjes së marrëveshjes midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta formuar Qeverinë e re.

Në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ajo ka thënë se në Kosovë ka pasur situata të ngjashme ku subjektet politike janë vonuar ta formojnë Qeverinë dhe roli i Thaçit nuk ka qenë kaq aktiv.

“Për këtë rast presidenti Hashim Thaçi ende nuk e ka marrë emrin e mandatarit nga Lëvizja Vetëvendosje. Përderisa nuk ka predispozitë të qartë që e tregon hapësirën kohore për emrin e mandatarit; atëherë mendoj që edhe Presidenti duhet të ketë vetë-frenim nga gara politike apo kundërshtia politike”.

“Dihet se flasim për dy oponentë politikë [Kurti-Thaçi] në vazhdimësi. Tash ndërhyrjen e çfarëdo natyre të Thaçit në këtë proces shumë të ndjeshëm që nuk i bënë mirë arritjes së një marrëveshje, nuk po e shoh si pozitive”.

“Në momentin e parë kur ka sinjale se do të ketë votim të koalicionit qeverisës në Kuvend, atij [Thaçit] zyrtarisht do t’i dërgohet emri i mandatarit të Qeverisë”.

“Jam shumë e sigurt se do të pritet momenti kur ku do të ketë mundësi të mirëfillta të votohet kabineti qeverisës në Kuvend. Kemi pasur situata të ngjashme të vonesave gjatë vitit 2017 dhe nuk e kemi pasur një rol kaq aktiv të Thaçit (asokohe kur partia e parë ka qenë edhe ish-partia e tij)”.

“Sa është afër koalicioni nuk kam informata të qarta sikurse edhe ju. Ndërsa a është i mundur? Unë mendoj se është i domosdoshëm – kjo për faktin se gjithë ajo shpresë dhe entuziazëm i 6 tetorit tregoi se qytetarët ishin shumë të qartë në përcaktimin e tyre për ndryshim”.

“Nëse klasa politike dështon ta përcjellë kërkesën dhe mandatin që e ka marrë drejtpërdrejt prej popullit me votën e qytetarëve; atëherë me siguri se do të ketë probleme shumë serioze me funksionimin e demokracisë në Kosovë në muajt në vijim”.

Kusari-Lila: Ndërtimet rreth Liqenit të Badovcit të ndalen menjëherë

Kusari-Lila: Ndërtimet rreth Liqenit të Badovcit të ndalen menjëherë

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas ndërtimeve që po bëhen rreth Liqenit të Badovcit, duke thënë se abuzimet në Kosovë me lumenjë kanë eskaluar në format më banale të mundshme, ndërsa rreth liqeneve kanë filluar me liqenin e Radoniqit, e tash po synohet të vazhdohet me Badovcin.

Kusari-Lila, përmes një postimi në facebook, ka thënë se në një shtet ku sundon ligji hapësirat e uzurpuara rreth liqenit lirohen.

Postimi i deputetes Kusari-Lila:

“Në një shtet ku sundon ligji hapësirat e uzurpuara rreth liqenit lirohen. Abuzimet në Kosovë me lumenjë kanë eskaluar në format më banale të mundshme, ndërsa rreth liqeneve kanë filluar me liqenin e Radoniqit e tash po synohet të vazhdohet me Badovcin.

Duke shpresuar se njëherë do të jemi edhe ne shtet normal dhe duke mos dashur të shohim demolime të tilla, ndërtimet duhet të ndalen MENJËHERË!”, ka shkruar ajo në Facebook./

 

Kusari-Lila për kandidimin e Vjosa Osmanit: Paralajmërim i një etape të re të Kosovës

Kusari-Lila për kandidimin e Vjosa Osmanit: Paralajmërim i një etape të re të Kosovës

Ish-deputetja dhe themeluesja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka mirëpritur kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre.

Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “kandidimi i Vjosës ka shumë simbolika, por më e rëndësishmja është ajo e paralajmërimit të një etape të re të Kosovës, asaj të vlerave, barazisë dhe drejtësisë; etapës së shumë pritur nga shumica e qytetarëve të Kosovës”.

Postimi i plotë:

Lufta për barazi gjithmonë është lufta për mundësi të barabartë. Është luftë dhe përpjekje për t’u mos mohuar e drejta gruas dhe vajzës për shkak të gjinisë së saj.

Kjo betejë për barazi dhe mundësi të barabartë u fitua dje në Lidhjen Demokratike të Kosovës me kandidimin e Vjosa Osmanit për Kryeministre nga kjo parti.
Dhe ashtu siç e kërkuam gjithmonë, fitorja ishte e përbashkët, e burrave dhe grave. E Vjosës në emër të gjysmës së popullatës që përfaqëson, por edhe e Kryetarit Mustafa dhe Lutfi Hazirit që dolën krah saj. LDK e bëri ashtu si duhet të bëhët, bashkë dhe me një zë.

Kandidimi i Vjosës ka shumë simbolika, por më e rëndësishmja është ajo e paralajmërimit të një etape të re të Kosovës, asaj të vlerave, barazisë dhe drejtësisë; etapës së shumë pritur nga shumica e qytetarëve të Kosovës.

Dje dhe mbrëmë u dhanë shumë komente: a bëri Vjosa koncenzus në parti? A do të mund të jetë Kryeministre e fortë dhe e pavarur në vendimarrje?
Vjosës iu cituan edhe fjalët e thëna për Kryetarin e partisë dhe zënkat brenda LDK-së. Krejt këto valide, por jo të domosdoshme për momentin.
Momenti është i Vjosës dhe i vajzave që do të inkurajohen të shpresojnë dhe guxojnë të veprojnë, pasi do ta dijnë se një prej tyre ia doli me betejë.
Shumë kompromise bënë burrat me muskuj në politikën tonë. Beteja dhe konflikte shumë më të ashpëra patën mes vete, për t’i harruar pastaj të gjithat vetëm për të ardhë te pushteti.

Jam e bindur se as për së afërmi as nuk i bëri dhe kurrë nuk do t’i bëjë Vjosa këto kompromise në karrierë.

Andaj, relaksohuni dhe besoni se me të vërtetë një grua ia doli të marrë besimin e burrave dhe grave në partinë e saj për mundësinë e barabartë të garoj për Kryeministre në bazë të meritave të saj.

Gara do të jetë shumë më me vlerë dhe interesante me Vjosën pjesë e saj.

Ditë e bukur dhe e mbarë ishte dje për Kosovën dhe barazinë në Kosovë. /Telegrafi/

Kryetarja e Alternativës dhe deputetja Mimoza Kusari tregon me kë pritet të bëjnë koalicion dhe për kënd kanë vija të kuqe

Kryetarja e Alternativës dhe deputetja Mimoza Kusari tregon me kë pritet të bëjnë koalicion dhe për kënd kanë vija të kuqe

Qëndrimet pro ekipit negociator kanë ndikuar që Ilir Deda, një nga themeluesit e partisë Alternativa, të distancohet po nga kjo parti, pasi që anëtarët e tjerë kishin qenë kundër, duke përfshirë edhe kryetaren Mimoza Kusari-Lila.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, në një intervistë për KosovaPress, ka deklaruar se kryesia e partisë nuk e ka mbështetur ligjin për dialogun dhe ekipin negociator, por që nënkryetari Ilir Deda kishte qenë pro.

Ajo thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, tregon se kush ka vepruar në mënyrë të duhur.

Kusari tha se Deda ka qenë vetëm në një mbledhje të kryesisë kur është diskutuar e ardhmja e subjektit në raport me bashkëpunimin me partitë tjera, ndërsa në mbledhjet tjera nuk ka marrë pjesë.

Ajo potencon se Alternativa është duke e vazhduar aktivitetin e saj, teksa ka folur për vështirësitë të cilat po i hasin.

Ajo ka treguar se Lidhja Demokratike e Kosovës që nga shtatori i vitit të kaluar ka ndalur fondin e demokratizimit për Alternativën, si rrjedhojë e daljes së saj dhe deputetit Ilir Deda nga grupi parlamentar i LDK-së.

Ajo ka treguar se nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i është vendosur kushti se nëse dëshirojnë fondin duhet të kthehen në grup parlamentar, e për këtë Kusari thotë se është absurde.

Alternativa në zgjedhjet e fundit ka kandiduar në një listë me LDK-në, e në rast të zgjedhjeve të reja, Kusari tregon se për kë kanë vija të kuqe.

Ajo është shprehur e bindur se nëse partitë opozitare bashkëpunojnë suksesi në zgjedhje nuk do të mungojë./KosovaPress/

Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës në cilësinë e kryesueses të grupit të miqësisë Kosovë – Kanada

Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës në cilësinë e kryesueses të grupit të miqësisë Kosovë – Kanada

Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës në cilësinë e kryesueses të grupit të miqësisë Kosovë – Kanada, bashkë me Ambasadorin jo rezident z. Daniel Maksymiuk ishin mysafirë në Rtk-Live për të folur për bashkëpunimin Kosovë – Kanadë dhe të arriturat e deritashme.
Sot është edhe dita e Kanadës, andaj Alternativa uron të gjithë shtetasit e këtij vendi mik në ditën e tyre.
#HappyCanadaDay
#KosovoCanadaFriendship

 

RTK3 – AKTUAL – 01.07.2019

RTK3 – AKTUAL – 01.07.2019Përshëndetje dhe mirë se vini në emisionin AKTUAL. Edicionin e zhvillojmë në studion e kanalit të tretë të televizionit publik të Kosovës. Sot do të bisedojmë për marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, bashkëpunimi ekonomik mes dy shteteve dhe për ndihmën që Kanadaja ia ofron Kosovës në arenën ndërkombëtare. Po ashtu do të flasim edhe për ditën kombëtare të Kanadasë që festohet më 1 korrik . Të gjitha këto do t’i bisedojmë me ambasadorin jorezident të Kanadasë në Kosovë, shkëlqesinë e tij Daniel Maksymiuk dhe me deputeten Mimoza Kusari Lila – kryesuese e grupit të miqësisë Kanada-Kosovë në Kuvendin e Kosovës.

Posted by RTK on Monday, 1 July 2019

Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës Mimoza Kusari, mori pjesë në konferencën Ever Green Kosovo.

Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës Mimoza Kusari, mori pjesë në konferencën Ever Green Kosovo.

Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës Mimoza Kusari, sot mori pjesë në konferencën Ever Green Kosovo e organizuar nga OJQ Let’s do it Kosova dhe zyrja e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Në panelin për sfidat mjedisore dhe zgjidhjet nga bashkëpunimi publiko/privat Kryetarja Kusari – Lila, prezantoi domosdoshmërinë e vendosjes së
politikave mjedisore në qendër të politikave zhvillimore.

“Vetëm atëherë mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm, gjithëpërfshirje dhe do të hapnim potencialin e pashfrytëzuar për zhvillim kreativ të sektorit privat”, theksoi Kusari – Lila.

“Me qeverisjen aktuale, sfida kryesore në Kosovë është dakordimi për prioritete dhe koordinimi i përgjegjësive dhe veprimeve midis akterëve institucional. Grupi i deputetëve të gjelbërt synon monitorimin e legjislacionit aktual dhe propozimet për legjislacionin e ri bashkë me kërkom llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse për çështjet mjedisore”, vazhdoi më tutje deputetja e Kuvendit të Kosovës.

Kjo konferencë vazhdoi punën me ndarje në grupe punuese dhe nxjerrje të rekomandimeve për institucionet e vendit.