Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

Prioritetet e ekonomisë së Kosovës dhe sfidat e përballimit të pandemisë

0 Comment
356 Views

Kosova përmbylli një cikël të suksesshëm të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlametare të cilat u mbajtën me 14 Shkurt, 2021. Këto zgjedhje nxorrën një rezultat i cili jep përgjegjësi të plotë qeverisë në ardhje për të vendosur prioritetet zhvillimore dhe ekonomike për tejkalimin e situatës aktuale të krijuar nga pandemia si dhe për të përcaktuar strukturen e re ekonomike të vendit.
Për të ofruar mundësinë e dialogimit të hapur dhe për të dëgjuar propozimet e përfaqësuesve të bizneseve, subjekti Alternativa i cili në legjislaturën e tetë do të jetë i përfaqësuar në Kuvendin e Republikës nga kryetarja Mimoza Kusari – Lila, organizon serinë e tryezave për temat me rëndësi për qeverisjen e ardhëshme.

Serinë e tryezave e fillojmë nesër, 11 Mars, ora 16:30, me temën: “Prioritetet e ekonomisë së Kosovës dhe sfidat e përballimit të pandemisë”.

Panelistë në këtë tryezë janë:

Arian Zeka – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë
Astrit Pangjaj – Klubi i Prodhuesve të Kosovës
Saxhide Mustafa – Forumi Ekonomik i Grave
Uranik Begu – Qendra Inovative e Kosovës

Tryezën mund ta ndiqni LIVE në Alternativa.

Hollësi

Datë:
11 Mars
Kohë:
4:30 pm
Veprimtari Category:
Sajt:
https://www.facebook.com/AlternativaKosova

Vendi ku mbahet

LIVE në faqen e FB Alternativa
Sajt:
https://www.facebook.com/AlternativaKosova

Organizator

Alternativa