Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës Mimoza Kusari, sot mori pjesë në konferencën Ever Green Kosovo e organizuar nga OJQ Let’s do it Kosova dhe zyrja e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Në panelin për sfidat mjedisore dhe zgjidhjet nga bashkëpunimi publiko/privat Kryetarja Kusari – Lila, prezantoi domosdoshmërinë e vendosjes së
politikave mjedisore në qendër të politikave zhvillimore.

“Vetëm atëherë mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm, gjithëpërfshirje dhe do të hapnim potencialin e pashfrytëzuar për zhvillim kreativ të sektorit privat”, theksoi Kusari – Lila.

“Me qeverisjen aktuale, sfida kryesore në Kosovë është dakordimi për prioritete dhe koordinimi i përgjegjësive dhe veprimeve midis akterëve institucional. Grupi i deputetëve të gjelbërt synon monitorimin e legjislacionit aktual dhe propozimet për legjislacionin e ri bashkë me kërkom llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse për çështjet mjedisore”, vazhdoi më tutje deputetja e Kuvendit të Kosovës.

Kjo konferencë vazhdoi punën me ndarje në grupe punuese dhe nxjerrje të rekomandimeve për institucionet e vendit.

Share This