Me organizimin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe koalicionit për të drejta të barabarta për të gjithë #ERAC (Equal Rights for All Coalition), Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari morri pjesë sot në panelin: Gratë në biznes.
Në adresimin e saj në panel Kryetarja, Kusari – Lila prezantoi përvojën e saj gjatë propozimit të kuotës gjinore për Bordet e shoqërive aksionare në Ligjin për Shoqëritë tregtare.

Neni për përfshirjen e kuotës në Bordet e SH.A. përkundër se nuk mori as mbështetjen e Komisionit funksional, u mbështet nga deputetët në seancën plenare, për t’u rikonfirmuar kjo mbështetje edhe një herë pas përdorimit të vetos nga ana e Presidentit Thaçi dhe kthimit të projektligjit në seancë.

”Te trajtimi i përfshirjes së grave në Bordet e shoqërive aksionare ka pasur kundërshti edhe nga një numër i organizatave të biznesit, por prapë Ligji për Shoqëritë tregtare në Kosovë, ka kuotë dhe ajo është në fuqi qe një vit.
Për dy vitet e para kuota gjinore për Bordet është 40% ndërsa prej vitit 2020 kuota është 50%. Përpjekjet për barazi duhet vazhduar dhe barazia dhe përfaqësimi në ekonomi janë domosdoshmëri për një shoqëri të zhvilluar”, ceku znj. Kusari – Lila në fjalimin e saj.

Share This