Kusari-Lila: Arsyeja pse jemi të maleve është sepse i kemi më të bukurat në botë

Kryeministres serbe Ana Bërnabiq, që quajti politikanët kosovarë “të zbritur nga mali”, i ka reaguar edhe kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila, e cila njihet për kohën e shumtë që kalon duke vrapuar e duke vizituar malet e Kosovës.

“Asnjëherë nuk do të arrijë #AnaBernabić të kuptoj pse “jemi njerëzit e maleve” të Kosovës. Arsyeja është, kemi malet më të bukura në Botë #AlpetShqiptare. Kur #Brnabić ta hap kokën e ta pranon krimin që shteti i saj e ka bërë në këta “njerëz të maleve”, ndoshta edhe i rastis me ardhë me i pa dhe me kërku falje për krimet e bëra. Deri atëherë, veç në foto që po ja përcjellim t’i shijon pak. Me krenari, #VajzaEMalësisë”, ka shkruar Kusari-Lila në facebook.

Share This