Mimoza Kusari-Lila

Mimoza Kusari-Lila, kryetare e partisë së re politike në Kosovë të quajtur, Alternativa. Mimoza është anëtare e Parlamentit të Kosovës për mandatin e dytë me radhë. Ajo ishte gruaja e parë dhe e vetmja kryetare e komunës (e Gjakovës) që u zgjodh në Kosovë, pozitë në të cilën shërbeu nga dhjetori 2013

– korrik 2017. Para se të zgjedhej Kryetare, Mimoza shërbeu si Zëvendës/Kryeministre dhe Ministre e Tregtisë dhe Industrisë ( Shkurt 2011 – Tetor 2013), pozicion të cilin ajo dha dorëheqjen për të kandiduar për kryetare të komunës.

Gjatë mandatit të saj të kaluar si deputete e Kuvendit të Kosovës, Mimoza inicioi dhe themeloi grupin e deputetëve të gjelbërt të Parlamentit të Kosovës, ndërsa shërbeu në Komisionin për Zhvillim Ekonomik.

 

Para se të hynte në jetën politike, Mimoza Kusari – Lila, punoi në projektin e Bankës Botërore në Kosovë. Ajo ishte gjithashtu punoi si konsulente biznesi për projektin e financuar nga USAID dhe më vonë u emërua Drejtore Ekzekutive e Odës Amerikane të Tregtisë në Kosovë, pozicion të cilin e mbajti për tre vjet e gjysmë.

Mimoza u prezantua në politikë në vitin 2003 kur ajo u emërua Zëdhënëse dhe këshilltare e Kryeministrit të parë pas luftës Kryeministri i Qeverisë së Kosovës.

 

Mimoza mban një MBA nga Universiteti Duquesne, Pittsburgh PA dhe ishte përfituese e fondit të bursave të Departamentit të Shtetit të quajtur “Ron Brown”, derisa ka diplomuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës.

Team Information

 Kryetare
 Age number:
 Phone:
 Email: