
Vizitë nënës Ferdonije me rastin e 26 vjetorit të rrëmbimit të djemve dhe bashkëshortit të saj
Në përvjetorin e 26-të të rrëmbimit të 11 burrave dhe djemve të Gjakovës, kryetari i Alternativës dega në Gjakovë z.
“Alternativa është bashkim i individëve, anëtarëve dhe mbështetësve që ndajnë vizionin e një Kosove të përparuar, me drejtësi sociale dhe të bashkuar. Misioni ynë është përfaqësimi i qytetarëve të Kosovës që të përmbushet vizioni ynë, së bashku me vlerat dhe parimet tona qeverisëse.”
Mimoza Kusari – Lila, kryetare e partisë së re politike në Kosovë të quajtur, Alternativa. Mimoza është anëtare e Parlamentit të Kosovës për mandatin e tretë me radhë. Ajo ishte gruaja e parë dhe e vetmja kryetare e komunës (e Gjakovës) që u zgjodh në Kosovë, pozitë në të cilën shërbeu nga dhjetori 2013 – korrik 2017. Para se të zgjedhej Kryetare, Mimoza shërbeu si Zëvendës/Kryeministre dhe Ministre e Tregtisë dhe Industrisë. ( Shkurt 2011 – Tetor 2013), pozicion të cilin ajo dha dorëheqjen për të kandiduar për kryetare të komunës.
Mimoza Kusari – Lila, kryetare e partisë së re politike në Kosovë të quajtur, Alternativa. Mimoza është anëtare e Parlamentit të Kosovës për mandatin e tretë me radhë. Ajo ishte gruaja e parë dhe e vetmja kryetare e komunës (e Gjakovës) që u zgjodh në Kosovë, pozitë në të cilën shërbeu nga dhjetori 2013 – korrik 2017. Para se të zgjedhej Kryetare, Mimoza shërbeu si Zëvendës/Kryeministre dhe Ministre e Tregtisë dhe Industrisë. ( Shkurt 2011 – Tetor 2013), pozicion të cilin ajo dha dorëheqjen për të kandiduar për kryetare të komunës.
Në përvjetorin e 26-të të rrëmbimit të 11 burrave dhe djemve të Gjakovës, kryetari i Alternativës dega në Gjakovë z.
Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila në 26 vjetorin e rrëmbimit nga forcat serbe ka kujtuar 11 martirët e
Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusar Lila ka përkujtuar fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe. “Për 78 ditë,
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka rinovuar klinikën e brendshme të qendrës shëndetësore në kuadër të Organizatës Komunale
Të martën u mblodh kryesia e Alternativës për të diskutuar mbi procesin zgjedhor, rezultatin e kandidatëve të Alternativës si dhe
Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari – Lila ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit,
Në përvjetorin e 26-të të rrëmbimit të 11 burrave dhe djemve të Gjakovës, kryetari i Alternativës dega në Gjakovë z.
Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila në 26 vjetorin e rrëmbimit nga forcat serbe ka kujtuar 11 martirët e
Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusar Lila ka përkujtuar fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe. “Për 78 ditë,
Alternativa prezanton vlera liberale demokratike që mbrojnë demokracinë dhe lirinë individuale por përcakton edhe kufizimet që synojnë ta pengojnë këtë liri. Alternativa është një bashkim individësh, anëtarësh dhe mbështetësish, të cilët ndajnë vizionin për një Kosovë progresive me drejtësi sociale dhe të bashkuar. Misioni ynë është përfaqësimi i qytetarëve të Kosovës për të realizuar vizionin tonë, së bashku me vlerat dhe parimet tona qeverisëse. Prandaj bashkohuni dhe ju me ne.
Alternativa prezanton vlera liberale demokratike që mbrojnë demokracinë dhe lirinë individuale por përcakton edhe kufizimet që synojnë ta pengojnë këtë liri. Alternativa është një bashkim individësh, anëtarësh dhe mbështetësish, të cilët ndajnë vizionin për një Kosovë progresive me drejtësi sociale dhe të bashkuar. Misioni ynë është përfaqësimi i qytetarëve të Kosovës për të realizuar vizionin tonë, së bashku me vlerat dhe parimet tona qeverisëse. Prandaj bashkohuni dhe ju me ne.
info@alternativaekosoves.org
+383 49 788 866
Rr. UÇK, Kompleksi Qafa, hyrja e III kati 1
info@alternativaekosoves.org
+383 49 788 866
© 2024 Alternativa e Kosovës
Mimoza Kusari-Lila, e lindur më 16 tetor 1975 në Gjakovë, është një prej figurave më të spikatura në politikën kosovare, me një karrierë të pasur politike dhe profesionale. Aktualisht jeton në Prishtinë.
Studimet për Master i ka kryer në Administrimin e Biznesit në Universitetin Duquesne në Pittsburgh, SHBA, me specializim në e-commerce, përmes bursës prestigjioze Ron Brown. Gjithashtu, është përfituese e bursës Fulbright në Universitetin Georgetown dhe ka qenë pjesë e programit Vital Voices Engage Fellowship.
Në politikë, Mimoza Kusari-Lila ka shërbyer si deputete për tri mandate, duke qenë udhëheqëse e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga viti 2021 dhe kryetare e partisë Alternativa që nga viti 2017. Ajo është njohur për promovimin e barazisë gjinore, duke ndikuar në hartimin dhe miratimin e ligjeve që rrisin përfaqësimin e grave në bordet e ndërmarrjeve publike. Gjithashtu, ka udhëhequr Grupin e Gjelbër Parlamentar, duke adresuar çështjet mjedisore dhe politikat për zhvillim të qëndrueshëm.
Nga viti 2013 deri më 2017, Mimoza Kusari-Lila ka shërbyer si kryetare e Komunës së Gjakovës, duke u bërë gruaja e parë që udhëhoqi një komunë në Kosovë. Gjatë mandatit të saj, ajo ka realizuar projekte që forcuan transparencën, avancuan bashkëpunimin ndërkufitar me Shqipërinë dhe promovuan energjinë e rinovueshme, infrastrukturën dhe mbrojtjen e mjedisit.
Përvoja e saj institucionale përfshin gjithashtu rolin e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Tregtisë dhe Industrisë (2011-2013). Në këtë periudhë, ajo udhëhoqi reforma që përmirësuan ndjeshëm rankimin e Kosovës në raportin “Doing Business” të Bankës Botërore dhe udhëhoqi procesin e reformave të domosdoshme për integrimin e tregut të Kosovës në tregun e Bashkimit Evropian përmes zbatimit të MSA-së.
Si deputete, qëllimi i saj është të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit, fuqizimin e grave dhe avancimin e politikave mjedisore që garantojnë një të ardhme më të qëndrueshme për Kosovën.
Agon Dobruna u lind më 23 qershor 1987 në Gjakovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje, ndërsa shkollimin universitar dhe atë pasuniversitar e kreu në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik, drejtimi menaxhment dhe informatikë.
Dobruna nga viti 2010 deri më 2021, ka shërbyer në pozitën e udhëheqësit regjional të përkujdesit ndaj konsumatorëve, në Korporatën Energjetike të Kosovës (më vonë: KEDS dhe KESCO) Distrikti në Gjakovë. Nga viti 2014 deri më 2018, ai ka qenë anëtar i Bordit në Ndërmarrjen Publike Komunale KRM ‘Çabrati’ sh.a. në Gjakovë. Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit u emërua zv/ministër në Ministrinë për Zhvillim Rajonal, si pjesë e Qeverisë ‘Kurti II’, ku shërbeu për dy vite. U angazhua në krijimin e politikave publike që kanë për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të rajoneve, sidomos në shfrytëzimin e aseteve ekzistuese dhe resurset e ardhshme që do të zhvillohen për të krijuar një mjedis të favorshëm për zhvillim të rajoneve. Prej fundit të vitit 2021 shërben edhe si anëtar i Kuvendit Komunal të Gjakovës, duke përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe kontribuar në hartimin e politikave komunale. Nga qershori 2023, Dobruna është emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, me fokus për pjesën e ish Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, por dhe fushave të tjera të caktuara sipas detyrës zyrtare.
Gjithashtu Agoni është kryetar i Alternativës, dega në Gjakovë dhe nënkryetar i kësaj partie.
Si deputet, synon të promovojë zhvillimin ekonomik, politikat e mirëqenies sociale, mbështetjen e grupeve të cënueshme, të drejtat e punëtorëve, ambientin e të bërit biznes, si dhe të garantoj transparencën dhe llogaridhënien. Ai është i përkushtuar për të siguruar mundësi më të mira për qytetarët, për një zhvillim të qëndrueshëm në rajone dhe sigurimin e barazisë mes rajoneve dhe brenda tyre.
Diana Qarkaxhija është një profesioniste me përvojë të pasur dhe angazhime të shumta në fushën e arsimit dhe menaxhimit arsimor. E lindur më 1 nëntor 1969, ajo është diplomuar me Master në Pedagogji – Menaxhim në Arsim, duke ndërtuar një karrierë të shquar në nivele të ndryshme të sistemit arsimor dhe menaxhimit publik.
Aktualisht, ajo shërben si koordinatore e mësimit dhe ligjëruese në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Kolegjin AAB, drejtoreshë e Qendrës për Aftësim Profesional dhe Inovacion (QAPI), koordinatore në dy programe të Erasmus+, duke kontribuar në zhvillimin e projekteve ndërkombëtare në arsim.
Qarkaxhija është Asambleiste në Asamblenë Komunale të Gjakovës për dy mandate radhazi, bashkëpunëtore aktive e organizatave QAPA-Prishtinë dhe KCIC-Gjilan.
Diana ka mbajtur pozita kyçe si: drejtoreshë e shkollës 12-vjeçare “The British School of Kosova”, drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Gjakovës dhe kryesuese e Kolegjiumit të Arsimit në nivel të Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Ajo gjithashtu ka një përvojë të spikatur si Master Trajnere në programin e Udhëheqjes Arsimore, duke bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare si GIZ, MASHT dhe USAID.
Përmes pozitave të saj, Diana Qarkaxhija ka dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim ndaj ngritjes së cilësisë në arsim dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale, duke lënë gjurmë të dukshme në sistemin arsimor dhe social të Kosovës.
Hasime Tahiri-Hasani është një emër i spikatur në zhvillimin socio-ekonomik dhe kulturor të Kosovës, me një karrierë të pasur mbi 25 vjet në shërbim të komunitetit. E lindur në Mitrovicë dhe e diplomuar, Master në Shkencat e Metalurgjisë nga Fakulteti Xehetaro Metalurgjik i Universitetit të Prishtinës, Hasimja ka treguar përkushtim të pashoq për përmirësimin e jetës së njerëzve dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Hasimja ka drejtuar me sukses OJQ-në “Mundësia” që nga viti 2003, duke menaxhuar projekte që fuqizojnë gratë dhe përmirësojnë kushtet e jetesës. Eksperienca e saj përfshin role udhëheqëse në organizata ndërkombëtare si Finnish Refugee Council dhe Italian Consortium of Solidarity, si dhe angazhime me OJQ “Motrat Qiriazi” për projekte emergjente gjatë pasojave të luftës.
Si vullnetare e përkushtuar në Handikos Mitrovica, ajo ka mbështetur personat me aftësi të kufizuara, duke promovuar barazinë dhe të drejtat e tyre.
Me një platformë të ndërtuar mbi përvojën dhe ekspertizën e saj të gjerë, Hasime Tahiri-Hasani synon fuqizimin ekonomik të grave, duke krijuar mundësi të reja dhe duke adresuar barazinë gjinore, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, duke e parë atë si pasuri kombëtare të rëndësishme dhe do të angazhohet për mbrojtjen e ambientit, për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.
Aftësitë e saj të shquara menaxheriale dhe përkushtimi ndaj drejtësisë sociale e bëjnë atë një zë të rëndësishëm në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Sibora kadriu ka lindur më 18 mars 1999 në Tiranë. Karriera akademike e saj filloi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku përfundoi studimet bachelor në vitin 2021. Aktualisht, është pranë përfundimit të studimeve master në Programin Financiar, duke ndërtuar një bazament të fortë për të analizuar dhe adresuar sfidat ekonomike dhe financiare të kohës.
Përvoja profesionale e saj përfshin tre sektorë kryesorë. Në sektorin publik, nga viti 2021 deri në 2023, ishte e angazhuar në kabinetin e Zëvendësministres në Ministrinë e Mjedisit, ku përvetësoi njohuri mbi rëndësinë e politikave të qëndrueshme mjedisore. Në sektorin joqeveritar, shërbeu si koordinatore projektesh me fokus në iniciativa mjedisore dhe të mirëqenies sociale. Aktualisht, është menaxhere në një kompani ndërkombëtare, ku aplikon ekspertizën e saj në prokurimin publik dhe inovacion.
Përtej angazhimeve profesionale, sporti luan një rol të rëndësishëm në jetën e saj. Ajo ka marrë pjesë në gara të triathlonit dhe atletikës por e ka në fokus sportin e çiklizmit. Në vitin 2023, arriti të kurorëzohej kampione në dy disiplina të çiklizmit rrugor, një sukses që përfaqëson disiplinën, bashkëpunimin dhe përkushtimin e saj të pandërprerë.
Me një vizion për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, ajo synon të jetë zëri i brezit të ri në Kuvendin e Kosovës. Duke promovuar politika që mbështesin inovacionin, punësimin dhe investimet në mjedis e sport, ajo beson se zëri i të rinjve duhet jo vetëm të dëgjohet, por të shërbejë si katalizator për ndryshime pozitive.