Alternativa është bashkim i individëve, anëtarëve dhe mbështetësve që ndajnë vizionin e një Kosove të përparuar, me drejtësi sociale dhe të bashkuar. Misioni ynë është përfaqësimi i qytetarëve të Kosovës që të përmbushet vizioni ynë, së bashku me vlerat dhe parimet tona qeverisëse.
Diskursi politik dhe qeverisës i Kosovës, ka sjellë një ndarje të theksuar në mes të prioriteteve të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe prioriteteve qeverisëse. Përderisa Qeverisja angazhohet në agjendën e cila nuk prezanton prioritetet e qytetarëve, opozita arrinë në masë ta bllokojë këtë agjendë, por pa ofruar hapësirë të re për zgjidhje të problemeve thelbësore të
qytetarëve. Konsenzusi politik, për zgjidhjen e problemeve madhore të Kosovës është jashtëzakonisht i domosdoshëm.
Alternativa do të angazhohet në ofrimin e zgjidhjeve të problemeve më me peshë të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Punësimi dhe mirëqenia dhe lufta ndaj korrupsionit paraqiten si dy prioritetet e qytetarëve të Republikës pa marrë parasysh etninë apo statusin shoqëror. Andaj, si një subjekt politik, i cili buron nga kërkesa e qytetarëve për alternativë politike, shtyllat e domosdoshme të programit të Alternativës janë: Ngritja e mirëqenies së qytetarëve dhe Sundimi i ligjit
© 2023 Alternativa e Kosovës