Alternativa do të angazhohet në kthimin e besimit në vlerat e demokracisë dhe përgjegjësinë ndaj vullnetit të qytetarëve.
Alternativa synon të ketë shoqërine në të cilen pushtet janë qartazi të ndara në mes të Qeverisjes dhe Sundimit të ligjit si pjesë e shoqërisë së hapur, me mbrojtje të barabartë të drejtave të njeriut, drejtave të shoqërisë, liritë qytetare dhe liritëpolitike për të gjithë njerzit pa dallim.
1. Të gjithë qytetarët e Republikës janë të garantuar për trajtim të barabartë dhe shtet të së drejtës, por shumë pak prej tyre e ndjejnë barabarësinë dhe drejtësinë e shtetit në të cilin jetojnë, andaj edhe sytë dhe mendja e shumicës është kthyer jashtë, për ikje nga shteti.
2. Alternativa, konsideron se kthimi në fokus në gjetjen e mundësive brenda Kosovës është domosdoshmëri për qytetarët e Kosovës dhe në veçanti, rininë e Kosovës.
3. Mundësitë e arsimit cilësor, punësimi dhe vëtëpunësimi do të jenë pjesë e reformave tona të mënjehershme.
4. Kthimi në fokus i mekanizmave përkrahës për inciativat e bizneseve të reja, duke e vlerësuar kreativitetin dhe aftësitë për të konkuruar në rajon bashkë me mbështetjen e binzeseve ekzistuese duke i lidhur në mënyrën e drejtëpërdrejtë me sistemin e arsimit janë të domosdoshme për t’u zbatuar. Politikat për nxitjen e eksporteve do të jetë prioritet për zhvillim afatgjatë ekonomik.
5. Rishikimi dhe reformimi i legjislacionit dhe zbatimit në luftën kundër korrupsionit janë mekanizëm i pashmangëshëm në kthimin e besimit në shtet funksional dhe të barabartë për të gjithë.
6. Alternativa do të angazhohet në plotësimin dhe finalizimin e shtetësisë së Kosovës. Kosova është shtëpia jonë dhe ajo ka nevojë për përmbyllje të
procesit të shtetndërtimit.
7. Formimi i Forcave të Armatosora të Kosovës, sipas standardeve të NATO-s, si institucion i domosdoshëm i shtetit tonë që e siguron popullin e Kosvoës, do të jetë angazhimi i Alternativës.
8. Raportet me fqinjët janë element i stabilitetit dhe bashkëpunimit të mirëfilltë rajonal në rrugëtimin tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Alternativa i konsideron raportet me fqinjët të domosdoshme në baza të bashkëpunimit reciprok dhe të barabarësisë së plotë.
9. Kosova nuk do të jetë inferiore ndaj asnjërit prej fqinjëve dhe do të jetë plotësisht e përkushtuar në ngritje të bashkëpunimit në të gjitha nivelet me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë.
10. Raporti dhe bisedimet me Serbinë do të jetë i bazuar në: gjetjen e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, kompenzimi i dëmeve nga lufta në Kosovë, përfshirë edhe përmbylljen e suksesionit të ish-Jugosllavisë. Në këtë dialog, Kosova do të ketë qasje proaktive dhe ndërtimin e konsenzusit politik për përmbylljen e suksesshme të këtij procesi.
11. Republika e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, duhet të forcojë institucionet vendore në mënyrë që të jenë të shërbim të gjithë qytetarëve pa dallim. Ngritja e standardit jetësor në Kosovë është kusht primar për qytetarët e Republikës e pastaj edhe kusht për integrimin e Kosovës në Aleancën veri atlantike, në Bashkimin Evropian dhe në familjen e vendeve të zhvilluara.
12. Alternativa prezanton vlerat liberal demokrate, të cilat mbrojnë demokracinë dhe lirinë e individit dhe përcaktojnë kufizimet të cilat synojnë të pengojnë këtë liri.
© 2024 Alternativa e Kosovës