Zv.Ministri Ali Tafarshiku morri pjesë në sesionin informues në lidhje me thirrjen për aplikim për investime kapitale për vitin 2024

Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, Ali Tafarshiku, sot ka marrë pjesë në sesionin informues të organizuar nga MZHR-ja, në lidhje me thirrjen për aplikim për investime kapitale për vitin 2024, thirrje kjo e lansuar ditë më parë nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Zëvendës Ministri Tafarshiku, ka njoftuar përfaqësuesit e Komunave rreth objektivave zhvillimore të balancuara për regjione në Republikën e Kosovës, e që Ministria e Zhvillimit Rajonal synon të arrij përmes mbështetjes së projekteve me të cilat aplikojnë Komunat.

Është shumë e rëndësishme qasja serioze në implementimin aktual të projekteve, në mënyrë që Komunat të përfitojnë mbështetje edhe në thirrjet e ardhëshme për investime kapitale.

#Alternativa për investime kapitale

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës