Nga viti 2022, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka marrë udhëheqjen e programit Kosovo Generation Unlimited, program global i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në bashkëpunim me Zyrën e Unicef në Kosovë, dhe rrjetin CSR që janë përfaqësues të sektorit privat. Përmes një Memorandumi të Bashkëpunimit të nënshkruar nga të tre palët, synojmë që t’ju ofrojmë mundësi praktike deri në 10 mijë të rinjëve deri në fund të vitit 2024. Kjo mundësi është për të rinjtë që të marrin shkathtësitë e para të punës. Të rinjtë mund të kryejnë praktikë në entitete të sektorit privat, publik, apo organizata jo-qeveritare.
Me këtë rast, ne si Ministri kemi filluar takimet me institucione të cilat kanë nevojë dhe mund të shfrytëzojnë këtë program për të angazhuar praktikantë. Në këtë takim ishin drejtoret e përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike. Praktika zgjatë 3 muaj me kompenzim dhe pasi është marrëveshje tripalëshe, pagesat administrohen nga APRK. Duhet theksuar se nga aplikimi deri te përzgjedhja e më tutje bëhet përmes platformës elektronike të Kosovo Generation Unlimited.
Një veçanti tjetër në këtë program është që të rinjtë përveç mundësive të praktikës, mund të marrin edhe mentorim individual apo grupor, dhe mundësi të trajnimeve.