Forumi Rajonal për të Drejtat e Punës

Sot, kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, shefe e grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkë me zëvendësministrin e MFPT z. Agon Dobruna morën pjesë në Forumin Rajonal për të Drejtat e Punës, i cili po mbahet në Prishtinë!

Në forum po marrin pjesë edhe përfaqësues të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Me këtë rast u paraqitën të arriturat e sigurisë dhe shëndetit në punë, njëherit sfidat që na presim për të përmirësuar gjendjen edhe me tutje.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përmes rritjes së numrit të inpektorëve të punës, trajnimin e tyre dhe zhvillimin e politikave të punësimit, po kujdeset për avancim në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë. Duke tentuar të bëjë më të mirën për punëtorët, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2023 Alternativa e Kosovës