Zëvendësministri i MFPT z. Agon Dobruna, përfaqësues i Alternativës, ishte pjesë i panelit me temën: “Investoni te Gratë: Nxisni Progresin” të mbështetur nga UN Women gjatë Forumit të Biznesit Kosovar!
Së bashku, diskutuan sfidat e shumta që hasin gratë në tregun e punës dhe gjithashtu mundësitë e përkrahjes, për të mos harruar edhe gratë ndërmarrëse që udhëheqin biznese të ndryshme në vend.
Duke qenë të vetëdijshëm për këto sfida e pengesa që gratë hasin, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka zbatuar një sërë masash të cilat përfshijnë kompenzimin financiar, mbështetjen në trajnim dhe punësim por edhe lehtësimin e barrës së kujdesit familjar. Këto masa kanë qenë të dizajnuara me qëllim për krijimin e një tregu të punës i cili duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në vazhdimësi do të dizajnoj politika, të cilat në qendër kanë fuqizimin ekonomik të grave. Për të nxitur një mjedis ku gratë mund të fuqizohen në sferën ekonomike, ne si shoqëri mund të zhbllokojmë një pasuri të potencialit të pashfrytëzuar i cili kontribon në zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.