Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari -Lila, shefe e grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, priti në takim njoftues Ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Diskutuan për përkushtimin e Kosovës ndaj agjendës së BE-së, sfidat dhe sukseset në këtë mandat legjislativ, si dhe mundësitë e bashkëpunimit për avancimin e prioriteteve legjislative, duke përfshirë projektligjet e rëndësishme për agjendën dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ambasadori Orav theksoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit tonë, duke përfshirë edhe mbështetjen e vazhdueshme të BE-së, veçanërisht përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Kusari- Lila rikonfirmoi se agjenda jonë parlamentare është e përkushtuar që Kosova të ecë përpara në rrugën e integrimit në BE, duke sjellë rezultate konkrete për qytetarët.