Sot, në cilësinë e Kryetares së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryetares së Alternativës, bashkë me bashkëpunëtorët nga Alternativa, ishim mysafirë në mbledhjen e 56-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, partnerit tonë të madh të koalicionit qeverisës.
Në ditën e parë të kësaj mbledhjeje po zhvillohet një diskutim përmbajtësor mbi të arriturat e deritanishme të Qeverisë Kurti dhe legjislaturës së VIII të Kuvendit të Republikës me më së shumti ligje të miratura nga të gjitha legjislaturat e deritashme.
Alternativa dhe Partia Guxo, të bashkuara në një listë me Lëvizjen Vetëvendosje, janë të përcaktuara të vazhdojnë rrugëtimin politik së bashku në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për të përshpejtuar në mandatin e ri zhvillimet pozitive për vendin, që nga shtrirja e sovranitetit dhe ligjshmërisë në vend, deri tek forcimi i ekonomisë, ngritja e shërbimeve për qytetarët dhe gjithëpërfshirja në të gjitha nivelet e vendimmarrjes.
Një ditë e mbarë dhe një proces pozitiv për Kosovën tonë!


