Në Pejën e bukur të traditës artistike u promovua monografia kushtuar doajenëve të teatrit dhe muzikës “Teatri dhe arti muzikor në Pejë ndër vite e shekuj” e autorit, Dr. Reshat Nurboja.

Në Pejën e bukur të traditës artistike u promovua monografia kushtuar doajenëve të teatrit dhe muzikës “Teatri dhe arti muzikor në Pejë ndër vite e shekuj” e autorit, Dr. Reshat Nurboja.

Kënaqësi e veçantë të takoj artëdashës të këtij qyteti me kulturë shekullore, këngëtar që ruajnë me fanatizëm muzikën autoktone, aktorë që kanë lënë gjurmë në artin skenik e familjarë të atyre që nuk jetojnë më por që arti i tyre frymon kudo.

Në monografi pasqyrohen 77 shfaqje me mbi 100 fotografi, disa qindra aktore e aktorë të cilët ndër dekada pasuruan jetën artistike të Pejës. E në kapitullin e artit muzikor pasqyrohen afro 100 fotografi e mbi 50 biografi të këngëtarëve, kompozitorëve e këngëshkruesve emblematik të Pejës.

Okteti Peja, Nazmi Morina, Vëllaznim Lata e Vëllaznim Sinani me interpretimet e tyre dëshmuan se shpirti artistik i njerëzve të këtij qyteti vazhdon të jetë pasaportë autentike e kulturës kombëtare.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës