Vizitë profesoreshës Fatime Boshnjaku e cila u dhunua fizikisht ditë më parë në Gjakovë

Përfaqësues nga Alternativa të prirë nga sekretarja znj. Diana Qarkaxhija, kryetari i degës në Gjakovë dhe zv/ministër i MFPT z. Agon Dobruna dhe anëtarë të tjerë, kanë vizituar profesoreshën Fatime Boshnjaku e cila ditë më parë është dhunuar fizikisht nga disa të rinjë dhe si pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore.

Duke e vlerësuar lartë kontributin e profesoreshës Boshnjaku i kanë dëshiruar asaj shërim të shpejtë dhe kanë kërkuar që të zbardhet rasti i dhunimit të saj.

“Vlera e mësuesit dhe kupa qiellore nuk mund të maten kurrë, andaj një profesoreshë si ju zonja Fatime, jo vetëm që nuk e meritonit këtë akt aspak njerëzor, por përkundrazi shoqëria jonë duhet ta çmojë përherë kontributin tuaj ndër vite në arsimimin e brezave”, është thënë mes tjerash në këtë takim.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës