Dobruna: MFPT është e përkushtuar për të siguruar rekrutimin e drejtë dhe mbrojtjen e punëtorëve migrantë

Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) ka organizuar të martën në Prishtinë konferencë me temën “Promovimi i rekrutimit të drejtë dhe përmirësimi i kushteve të punës për punëtorët migrantë në Ballkanin Perëndimor”.

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve z. Agon Dobruna, përfaqësues nga Alternativa, ka theksuar se, përmes përpjekjeve të vazhdueshme, ne kemi ndërmarrë hapa konkretë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe për të forcuar kapacitetet e Agjencisë së Punësimit.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është e përkushtuar për të bashkëpunuar me të gjithë partnerët dhe palët e interesit, për të siguruar rekrutimin e drejtë dhe mbrojtjen e punëtorëve migrantë”, ka thënë ai mes tjerash.

“Në hapje të konferencës me temë: “Promovimi i Rekrutimit të Drejtë dhe Zbutja e Kushteve të Pasigurta të Punës për Punëtorët Migrantë”, që trajton një nga temat më të ndjeshme dhe të rëndësishme të kohës sonë – promovimin e rekrutimit të drejtë dhe përmirësimin e kushteve të punës për punëtorët migrantë. Përmes përpjekjeve të vazhdueshme, ne kemi ndërmarrë hapa konkretë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe për të forcuar kapacitetet e Agjencisë së Punësimit. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është e përkushtuar për të bashkëpunuar me të gjithë partnerët dhe palët e interesit, për të siguruar rekrutimin e drejtë dhe mbrojtjen e punëtorëve migrantë. Falënderoj GIZ-in dhe ILO-n për mbështetjen e jashtëzakonshme në organizimin e kësaj konference dhe për përkushtimin e tyre, në përmirësimin e kushteve të punës dhe rekrutimit për punëtorët migrantë në Kosovë dhe më gjerë”, ka theksuar zevendësministri Dobruna.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës