Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi organizatën Handikos për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara.
Gjatë kësaj vizite, ai ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasfereve, përfaqësues nga Alternativa, z. Agon Dobruna.
Me këtë rast ata kanë shprehur mbështetje të plotë për Handikos-in dhe për angazhimet e komunitetit të organizatave që ofrojnë ndihmë për këtë fushë.
“Kryeministri Albin Kurti ishte në vizitë në organizatën Handikos, për të shënuar bashkarisht Ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar. Në vizitën në të cilën e shoqëroja edhe unë, ai shprehu mbështetjen e parezerve për organizaten Handikos, dhe në përgjithësi shprehu mbështetjen për punën e komunitetit të organizatave që ofrojnë mbështetje për këtë fushë.
Qeveria jone i ka vendosur në qendër të drejtat e personave që kanë status të tillë social dhe në respekt dhe vlerësim të punës së secilit, do vazhdojmë të kemi kujdes të pandërprerë për këtë kategori sa të rëndësishme aq edhe esenciale të shoqeërisë e shtetit tonë.”, ka bërë të ditur zëvendësministri i MFPT-së, z. Agon Dobruna.