Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, kryetare e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila ka thënë të enjten se është vazhduar me një agjendë dinamike legjislative. Ajo ka bërë të ditur se u miratuan një grup ligjesh që bartin potencialin për të zhvilluar një mori sektorësh, duke pasur në qendër mirëqenien e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve të shtetit.
Gjatë ditës u përjetua një provokim nga ana e deputetëve të Listës Serbe, të cilët, shfaqen rrallë në Kuvend dhe në vend se të mbështesin qytetarët e Kosovës, mbështesin politikat agresive të presidentit Vuçiq dhe ata që i përkrahin ato.
“Sot vazhduam me një agjendë dinamike legjislative. U miratuan një grup ligjesh që bartin potencialin për të zhvilluar një mori sektorësh. Të gjitha ato kanë në qendër mirëqenien e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve te shtetit tone”, ka thënë Kusari Lila.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila ka theksuar se, ishin dëshmitarë të një provokimi nga ana e deputetëve të Listës Serbe. Ata siç e kanë bërë zakon shfaqen një herë në 6 muaj e në ndërmjet i bëhen krah jo qytetarëve të Kosovës por terroristëve dhe gjithë atyre që i mbështesin politikat agresive të Vuçiqit.
“Siç e tha Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca s’kanë çka kërkojnë mbështetësit e kryeterroristit në Kuvendin e qytetarëve”, ka thënë ajo.
“Kjo legjislaturë u ka dhënë qytetarëve mbi 300 ligje të reja. Ndërsa sot midis të tjerave u miratuan Ligji për Byronë e konfiskimit të pasurisë së paligjshme, Ligji për banimin social dhe të përballueshëm dhe Ligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor. Urime dhe puna vazhdon pa ndalur!”, ka potencuar Kusari-Lila.