Lëvizja VETËVENDOSJE së bashku me partnerët e saj Alternativa dhe Partia Guxo të martën kanë dorëzuar në KQZ, listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Në dhjetëshen e parë nga lista me gjithsej 110 kandidatë është kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari-Lila, aktualisht shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së, e cila mban numrin 8.
Kandidat për deputetë nga Alternativa janë edhe zëvendësministri aktual i MFPT z. Agon Dobruna që është i 24-ti në listë, sekretarja e Alternativës znj. Diana Qarkaxhija e cila mban numrin 43, Hasime Tahiri-Hasani aktiviste e shoqërisë civile me numër 63 dhe Sibora Kadriu juriste me numrin 78.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit suksesi është i garantuar me këta profesionistë të sferave të ndryshme me përvojë, kredibil dhe të dëshmuar, të prirë nga kandidati për kryeministër z. Albin Kurti.