Kusari-Lila: Me Kryeministrin Albin Kurti përpara, drejt qeverisjes së radhës për një shtet të fortë, me integritet, sovranitet dhe zhvillim për të gjithë

Në fund të punimeve të legjislaturës së VIII-të, para fillimit të fushatës për zgjedhjet e rregullta nacionale të 9 shkurtit, bashkë me urimet më të mira për festat e fundvitit dhe Vitin e Ri 2025, Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! GUXO dhe Alternativa përcolli një mesazh urimi.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe kryetare e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila me këtë rast ka theksuar se janë miratuar 282 ligje. Ajo ka thënë se, kjo legjislaturë u cilësua si më e suksesshmja në historinë e Kosovës si shtet i pavarur.

“Në përmbyllje të punimeve të legjislaturës së VIII-të, para fillimit të fushatës për zgjedhjet e rregullta nacionale të 9 shkurtit, bashkë me urimet më të mira për festat e fundvitit dhe Vitin e Ri 2025, një Gëzuar me ❤️ nga Grupi Parlamentar i Lëvizja VETËVENDOSJE! GUXO dhe Alternativa!

Me 282 ligje të miratuara, jemi legjislatura më e suksesshme e Kosovës si shtet i pavarur. Përkundër shumë sfidave, u konsoliduam dhe forcuam radhët për më shumë punë e suksese në legjislaturën e ardhëshme.

Me Kryeministrin Albin Kurti përpara, drejt qeverisjes së radhës për një shtet të fortë, me integritet, sovranitet dhe zhvillim për të gjithë, pa dallim”, ka thënë mes tjerash shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës