Zëvendësministri i ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku, përfaqësues nga Alternativa, ka qëndruar të premten në Mitrovicë nga ku ka thënë se, Qeveria Kurti gjatë këtij mandati qeverisës, ka dëshmuar përkushtim për gjithëpërfshirje në investime, balancim të zhvillimit mes rajoneve dhe paanshmëri në mbështetjen e komunave, duke vendosur standarde të reja në qeverisje.
Ai ka thënë se në prag të përfundimit të mandatit, rezultatet flasin vetë: projekte të shumta janë në faza të gurthemeleve dhe përurimeve në mbarë Republikën e Kosovës.
Një nga shembujt më të fundit të këtij suksesi është përurimi i projektit “Ballkoni Panoramik” në Mitrovicë realizuar me bashkëinvestim mes ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Mitrovicës, që u përurua me pjesëmarrjen e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal dhe sekretarit të Ministrisë, Besim Kamberaj.
“Qeveria Kurti gjatë këtij mandati qeverisës, ka treguar gjithëpërfshirje në investime, balancim në regjione dhe pa anshmëri në Komuna.
Fundi i mandatit po na gjen në gurëthemele dhe përurime të projekteve gjithë andej Republikës.
Sot, në cilësinë e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, bashkë me sekretarin e MZhR-së Besim Kamberaj, morëm pjesë në përurimin e projektit “Ballkoni Panoramik” në Mitrovicë, bashkë investim ky i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Mitrovicës.
Një vend ideal për rekracion, ecje dhe promovim të turizmit, mbi të gjitha një vend që e tregon Mitrovicën në tërësinë e saj të bukur. #QeveriaKurti3”, ka theksuar zëvendësministri Tafarshiku.