Kandidatët për deputetë Diana Qarkaxhija dhe Agon Dobruna takojnë bashkëatdhetarët në Gjakovë

Të dielën në Gjakovë Lëvizja VETËVENDOSJE dhe Alternativa, organizuan takim me bashkatdhetarët tanë të cilët përkohësisht jetojnë dhe veprojnë jashtë vendëlindjes e që tashmë disa prej tyre kanë ardhur për të kaluar festat e fundvitit.

Në këtë atmosferë festive, kandidatët për deputetë nga Lista e VETËVENDOSJES, përfaqësues të Alternativës, znj. Diana Qarkaxhija dhe z. Agon Dobruna shkëmbyen urime dhe biseda të përzemërta, duke përjetuar gëzimin e veçantë që vetëm në atdhe mund të ndjehet, sidomos kur mërgimtarët vijnë në kohë festash.

Fryma e solidaritetit dhe entuziazmi i madh për përparim ishte dëshira të cilën e shfaqën bashkëatdhetarët tanë gjatë këtij bashkëbisedimi. Kosova dhe diaspora kanë vendosur tashmë themelet e një bashkëpunimi të qëndrueshëm çka garanton siguri e zhvillim.

U ripërsërit thirrja slogani, që thekson rëndësinë e regjistrimit për votim jashtë vendit: “Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe!”.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës