Me rastin e festave të fundvitit, Kryeministri Albin Kurti organizoi një pritje të veçantë për mërgimtarët tanë që kanë ardhur në vendlindje.
Në këtë atmosferë festive, kandidatët për deputetë nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE, përfaqësues nga Alternativa, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, zhvilluan takime të përzemërta me bashkatdhetarët tanë, të cilët përkohësisht jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës.
U shpreh mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të mërgatës në zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe për përparimin e saj të përbashkët ndër vite. U diskutuan sfidat dhe sukseset që ka përjetuar Kosova në rrugëtimin e saj, si dhe planet e qeverisë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
Mërgimtarëve iu bë thirrje që të regjistrohen si votues jashtë vendit.
Ky bashkim frymëzues dëshmon rëndësinë e unitetit dhe përkushtimit të përbashkët për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar.
Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe!, ishte lajtmotivi i kësaj mbrëmje.