Kusari Lila dhe Qarkaxhija bashkëbisedojnë me gra në Gjakovë, theksojnë rëndësinë dhe rolin e pazëvendësueshëm të grave dhe vajzave në shoqërinë tonë

Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive në këtë periudhë të festave të fundvitit, kandidatët për deputetë nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, znj. Mimoza Kusari-Lila, znj. Diana Qarkaxhija, përfaqësuese të Alternativës dhe z. Ardian Gola, zhvilluan një takim me gratë dhe vajzat e Komunës së Gjakovës.

Në këtë takim u theksua rëndësia e jashtëzakonshme e rolit aktiv dhe të pazëvendësueshëm të grave dhe vajzave në shoqërinë tonë. “Ky angazhim ka qenë gjithmonë thelbësor në avancimin e politikave të cilat i shërbejnë mbarë shoqërisë, si dhe në përmirësimin e pozitës së gruas në veçanti”, kanë thënë kandidatët për deputetë.

“Rezultati më domethënës i kësaj qeverisjeje është kthimi i besimit të qytetarëve përmes punës së pandalshme dhe eliminimit të distancës që qeverisjet e kaluara krijuan me hallet e tyre. Reforma në drejtësi, rritja e buxhetit për arsimin dhe shëndetësinë, subvencionet për bujqësinë, dhe fuqizimi i rolit të grave në vendimmarrje janë disa nga sukseset që na frymëzojnë për të vazhduar.”, ka theksuar Kusari Lila.

Duke qëndruar të bashkuar në veprim dhe të vendosur në fitore, ky takim përforcoi mesazhin e përbashkët për vazhdimin e rrugës drejt një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë.

#qeveriakurti3

#8MimozaKusari

#43DianaQarkaxhija

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës