Kusari Lila: Nga Gjakova me shumë shpresë e optimizëm për Qeverinë Kurti3 dhe qeverisjen Cep më Cep

Kandidatët për deputetë nga lista e fitores, Lëvizjes VETËVENDOSJE!, znj. Mimoza Kusari-Lila kryetare e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar, z. Ardian Gola dhe z. Hysamedin Feraj, zhvilluan një takim të veçantë me banorët e bashkësisë së parë lokale të Gjakovës.

Ky ishte një moment i rëndësishëm për të dëgjuar nga afër zërin e qytetarëve, për të diskutuar nevojat dhe shqetësimet e tyre, si dhe për të ndarë vizionin e përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të barabartë.

“Po ecim me vendosmëri “Cep më Cep”, për të siguruar mbështetjen e 500 mijë votuesve, duke forcuar kështu rrugën drejt një mandati të ri edhe më të fuqishëm dhe transformues. Ky angazhim nuk është vetëm një qëllim politik, por një përkushtim i sinqertë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për secilin qytetar të Kosovës”, është thënë në këtë takim.

“Nga Gjakova me shumë shpresë e optimizëm për #qeveriaKurti3 dhe qeverisjen Cep më Cep me #500k që do votojnë #118 me 9 shkurt”, ka thënë kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila.

Bashkë për ndryshim, bashkë për përparim!

#QeveriaKurti3 #LëvizjaCepMëCep #500KVota

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës