Një bashkëbisedim të frytshëm dhe domethënës ka zhvilluar kandidati për deputet nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE, përfaqësues i Alternativës, z. Agon Dobruna me banorët e fshatit Zhabel të Gjakovës.Ai është përqendruar në çështjet që prekin përditshmërinë e tyre dhe aspiratat për të ardhmen.
Takimi solli diskutime të hapura, ide të reja dhe dëshmi të përkushtimit për t’i dhënë zë nevojave të qytetarëve, duke përforcuar vizionin për një shoqëri të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
“Bashkë do të kemi angazhim të pakursyer dhe dëshirë për t’i qëndruar pranë secilit, Cep më Cep të vendit, #500K që përfaqëson një rrugëtim të përbashkët drejt qëllimeve të përbashkëta, ka thënë Dobruna.