Kusari Lila: Ponosheci ka dëshmuar gjithmonë frymën e bashkimit, përkushtimit dhe vendosmërisë për të qëndruar pranë kauzës së përbashkët

Në ditën zyrtare të hapjes së fushatës drejt fitores së 9 shkurtit, Ponosheci i Gjakovës ishte mikpritësi i parë, duke mirëpritur ngrohtësisht për një kafe dhe bisedë të shkurtër me miq, dashamirë, përkrahës dhe mbështetës të palëkundur.

Me banlorët e kësaj ane kryetarja e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila ka diskutuar projekte konkrete që synojnë të forcojnë përparimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Gjakovës, duke rikonfirmuar angazhimin për zhvillimin e kësaj ane.

Ajo ka I ka falënderuar për mikpritjen e përzemërt, për mbështetjen bujare dhe për besimin që Ponosheci vazhdon të tregojë në këtë rrugëtim të përbashkët drejt suksesit.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës