Takimet me profesionistët shëndetësorë janë gjithmonë një vlerë e shtuar për ne. Puna e tyre e palodhur, sakrificat dhe kontributi i jashtëzakonshëm ndër vite janë vlerësuar lart dhe do të jenë gjithmonë në fokus të qeverisjes Kurti 3.
Kandidatët për deputetë nga radhët e Alternativës, pjesë e listës së fitores të Lëvizjes VETEVENDOSJE, përfaqësuar nga znj. Mimoza Kusari-Lila, z. Agon Dobruna dhe znj. Hasime Tahiri-Hasani, zhvilluan një bashkëbisedim të frytshëm me punëtorët shëndetësorë. Në këtë takim, u theksua rëndësia e punës së tyre jetike në kujdesin për qytetarët dhe mbështetja që Qeveria dhe përfaqësuesit e saj do të ofrojnë për fuqizimin dhe përmirësimin e kushteve të tyre të punës.
Të pranishëm ishin edhe kandidatët për deputetë Haxhi Avdyli, Dafina Gexha-Bunjaku, Arbërie Nagavci dhe Zef Ndrejaj, të cilët ndanë pikëpamjet e tyre dhe dëgjuan nga afër shqetësimet e punonjësve shëndetësorë.
Ky bashkëbisedim shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi shëndetësor të drejtë, efikas dhe në shërbim të qytetarëve!