Mes entuziazmit dhe dëshrës për vazhdimin përpara, kandidatët për deputetë nga Alternativa pjesë e listës së fitores, Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna, znj, Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu takuan banorwt e Mitrovicws duke vazhduar kwshtu fushatën me një tubim madhështors.
Së bashku prezantuan projektin ideal që do ta qojë vendin përpara për katër vitet e ardhshme, me qëllim vazhdimin dhe plotësimin e nevojave, kërkesave dhe synimeve të përbashkëta qytetare e kombëtare të Republikës së Kosovës.
Kryetarja e Alternativës dhe kryesuese e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, në takim me qytetarët e kësaj komune ka renditur fitoret e qytetarëve me qeverisjen Kurti 2 dhe theksoi se qeveria nën udhëheqjen e z. Albin Kurti është pa dyshim qeveria më e mirë ndonjëherë.
“Mitrovica ashtu si edhe e gjithë Kosova, cep më cep po shkojmë drejt fitores së madhe të numrit 118”, ka thënë Kusari-Lila.
Në fjalën e tij z. Albin Kurti çmoi përkrahjen e madhe që mitrovicasit i kanë dhënë qeverisë dhe shtetit nëpër të gjitha sfidat që kanë kaluar. Ai u zotua se qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk do t’i gënjejë e as zhgënjejë qytetarët dhe se bashkë me ta do të angazhohet cep më cep për një qeverisje që sjell zhvillim me punësim dhe garanton të drejtat e liritë për secilin pa dallim në Republikë.
“Nuk ka më sundim të bandave kriminale, nuk ka më e nuk do të ketë më qarkullim të targave ilegale, nuk ka më e nuk do të ketë më ngritje të barrikadave, nuk ka më e nuk do të ketë qarkullim të kriprtovalutave”, ka thënë mes tjerash kryeministri Kurti në tubimin e mbajtur në Mitrovicë.
Mitrovica shtoi vullnetin për të vazhduar për mbi 500K.
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/2-12-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/3-12-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/4-7-1024x463.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/5-7-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/6-6-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/7-6-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/8-4-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/9-4-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/10-2-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/11-2-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/12-1-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/13-1-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/14-2-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/15-2-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/16-2-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/17-2-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/19-2-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/20-2-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/21-2-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/22-2-1024x682.jpg)