Homazh për dëshmorin Ahmet Gjikolli: Ushtarak simbol i kurajos dhe sakrificës

Ahmet Gjikolli, trimi që nuk u zbraps asnjëherë deri në frymën e fundit, mbetet një shembull i gjallë i guximit dhe dashurisë për atdheun. Nderimi për të dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës do të jetë i përhershëm, duke shërbyer si frymëzim për brezat që vijnë.

Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila e shoqëruar nga kandidatët për deputetë të listës së Vetëvendosjes z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë bërë homazhe pranë varrit të dëshmroit, Ahmet Gjikolli në Pejë.

“Dëshmorët janë ata që na bëjnë krenarë të ndihemi shqiptarë, përkulemi para veprës së të gjithë dëshmorëve të UÇK-së, të cilët mbrojtën dinjitetin tonë, na bën krenarë me heroizmin e tyre duke dhënë jetën për lirinë tonë, për shtetin tonë” u shpreh znj. Mimoza Kusari-Lila gjatë homazheve, duke rikujtuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në historinë tonë kombëtare.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës