Kulla e Haxhi Zekës, simbol i historisë dhe krenarisë kombëtare në zemër të Pejës

Historia e lavdishme e heroit kombëtar Haxhi Zeka është përshkrim unik në Kullën e tij në Pejë. Ky monument historik nuk është vetëm një destinacion turistik, por edhe një pasqyrë e vlerave dhe traditave tona kombëtare.

“Të bashkohemi me zërat krenarë të banorëve të kësaj ane dhe të përjetojmë madhështinë e historisë sonë”, ka thënë kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila gjatë vizitës që së bashku me kandidatët për deputetë dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë bërë në Kullën e Haxhi Zekës në Pejë.

Gjatë vizitës në Pejë, kandidatët e Alternativës, nga lista e lëvizjes VETËVENDOSJE, takuan qytetarë të shumtë dhe zhvilluan biseda të hapura dhe të sinqerta për çështjet që i shqetësojnë dhe i preokupojnë ata.

Nga afër zhvilluan bashkëbisedim me qeleshepunuesin z. Afrim Lata, familja e të cilit brez pas brezi kanë punuar plisa. Atë e përgëzuan pë mbajtjen gjallë të kësaj trashëgimie të vyer.

Me përkushtim dhe frymë bashkëpunimi, qytetarët shprehën vendosmërinë e tyre për të mbështetur koalicionin Vetëvendosje, Alternativa dhe Guxo. Të bashkuar dhe me një qëllim të përbashkët, ata treguan se besimi i tyre për ndryshim do të reflektohet përmes votës së tyre.

Një hap përpara, së bashku për një të ardhme më të mirë!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës