Kusari-Lila: Profesionistët shëndetësorë të përkushtuar meritojnë respekt

Në një atmosferë mirënjohjeje dhe bashkëpunimi, kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, të prirë nga kryetarja znj. Mimoza Kusari-Lila, zhvilluan një takim të veçantë me Dr. Nasire Nushin, interniste-kardiologe.

Falënderimet e thella për përkushtimin dhe sakrificën e saj në shërbim të shëndetit publik ishin në qendër të këtij takimi. Kryetarja, Kusari-Lila vlerësoi punën e palodhshme të Dr. Nushit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së profesionistëve shëndetësorë, prioritet ky i qeverisjes Kurti 3.

Bashkë me znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna dhe znj. Hasime Tahiri-Hasani, u përcollën urime të sinqerta për sukseset e mëtejshme të Dr. Nushit në misionin e saj fisnik.

Në qendër të vëmendjes: kujdesi dhe përkrahja për ata që kujdesen për ne!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës