Në kuadër të vizitave të tyre me qytetarë dhe profesionistë tw dalluar, kandidatët për deputetë nga lista e fitores, Lëvizjes Vetëvendosje, përfaqësues të Alternativës, të prirë nga kryetarja znj. Mimoza Kusari-Lila, realizuan një takim të veçantë me mjekun e njohur të oftalmologjisë, Dr. Ymer Çavolli, në qytetin e Pejës.
Znj. Kusari-Lila u impresionua nga përkushtimi dhe pasioni që Dr. Çavolli ka treguar gjatë karrierës së tij të gjatë dhe plot suksese. Ajo shprehu mirënjohjen e saj për punën e palodhur të doktorit, duke e vlerësuar si një shembull inspirues për të gjithë.
Dr. Çavolli ndau histori të punës së tij shumëvjeçare, duke theksuar sfidat dhe arritjet që e kanë karakterizuar rrugëtimin e tij profesional. Kandidatët për deputetë, znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna dhe znj. Hasime Tahiri-Hasani, u shprehën të nderuar që patën mundësinë të mësojnë nga një figurë e tillë e shquar në fushën e mjekësisë.
Ky takim ishte dëshmi e rëndësisë që Alternativa i kushtojnë bashkëpunimit me profesionistët më të mirë të vendit, duke synuar krijimin e një të ardhmeje më të ndritur për qytetarët e Kosovës.
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/2-13-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/3-13-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/4-8-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/5-8-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/6-7-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/7-7-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/8-5-1024x682.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/9-5-1024x682.jpg)