Kryeministri z. Albin Kurti, para qytetarëve të Podujevës tha se opozita s’ka shpresë për zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe se garojnë për vendin e dytë.
Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna, znj, Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu ishin të pranishëm në tubimin madhështor në Podujevë.
Ky moment i jashtëzakonshëm konfirmoi edhe një herë se fitorja e 9 shkurtit do të jetë më madhështore dhe më historike se kurrë më parë. “Me zemër, me vendosmëri dhe me besim të plotë në fitore, rruga jonë e drejtë dhe e drejtëpërdrejtë po na çon drejt një triumfi të padiskutueshëm, kanë thënë kandidatët për deputetë.