Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila takon delegacionin e Këshillit të Evropës dhe diskuton rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës

Në cilësinë e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetares së Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila ka pritur në ambientet Kuvendit, delegacionin e Këshillit të Evropës, të përbërë nga znj. Petra Bayr, kryetare e Nën-Komitetit për Politika Zhvillimore në Parlamentin e Austrisë, znj. Andrea Eder-Gitschthaler, kryetare e Këshillit Kombëtar të Austrisë, z. Mehmet Akalin, deputet në Parlamentin e Turqisë dhe anëtar i delegacionit turk në PACE, si dhe znj. Sylvie Affholder, znj. Sharon Lowey dhe znj. Carine Roller-Kaufman nga Sekretaria e Këshillit të Evropës.

Gjatë takimit, Kusari Lila ka prezantuar një përmbledhje të arritjeve të legjislaturës së tetë, sukseset e Qeverisë Kurti 2 dhe programin e Qeverisë Kurti 3 për qeverisjen 2025–2029. Ajo po ashtu ka shprehur falënderime për përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për mbështetjen e fuqishme ndaj procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për rekomandimin e mbështetur me shumicë të fuqishme për Këshillin e Ministrave.

Nga delegacioni i Këshillit të Evropës u bë e ditur se një ekip më i gjerë nga vendet anëtare do të vizitojë sërish Kosovën për të vëzhguar procesin zgjedhor të 9 shkurtit.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës