Në një atmosferë të ngrohtë dhe pritje të përzemërt, anëtarët e shoqatës së Shurdhërve në Mitrovicë mirëpritën sot kandidaten për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani. Në këtë takim u diskutuan çështjet thelbësore që lidhen me kushtet socio-ekonomike, nevojat e shoqatës dhe të anëtarëve të saj. Ky angazhim shënon një hap tjetër drejt përmirësimit të kushteve dhe përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në shoqëri.
“Përkushtimi për mbrojtjen e të drejtave dhe përfshirjen aktive të kësaj kategorie mbetet prioritet jo vetëm për individët e angazhuar, por edhe për institucionet dhe për gjithë shoqërinë kosovare. Ky është një zotim për një Kosovë më të drejtë dhe më të barabartë”, ka Thënë mes tjerash kandidatja Tahiri Hasani.