Qarkaxhija në Gjakovë: Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme ku zëri i grave është shtyllë e çdo ndryshimi pozitiv në shoqëri

Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e Listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Diana Qarkaxhija, së bashku me kandidatet znj. Arbërie Nagavci dhe znj. Dafina Gexha-Bunjaku, vizituan familjen Morina në Brekoc të Gjakovës. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe frymëzues, ato bashkëbiseduan me gra dhe vajza për çështje që i shqetësojnë dhe për sfidat e përditshme me të cilat përballen.

Këto takime, që shtrihen Cep më Cep në komunën e Gjakovës, janë një mundësi e jashtëzakonshme për të dëgjuar zërin e grave dhe vajzave, për të theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë dhe për të nxitur përfshirjen e tyre aktive në vendimmarrje. Gratë dhe vajzat e Lëvizjes sonë janë shtylla të rëndësishme në fitoret tona, duke e forcuar vizionin për një Kosovë më të drejtë dhe më të barabartë.

“Këto biseda të hapura dhe të sinqerta dëshmojnë përkushtimin tonë për të krijuar një shoqëri ku secila grua dhe vajzë të ndihet e fuqizuar dhe e vlerësuar. Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme ku zëri i grave është shtyllë e çdo ndryshimi pozitiv në shoqëri”, ka thënë Qarkaxhija në këtë takim.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës