Kastrioti dhe Vushtrria konfirmojnë triumfin e 9 shkurtit, rrugëtimi i koalicionit të përsosur për Kosovën, dëshmi e fitores

Në Kastriot dhe Vushtrri vazhduan tubimet e rrugëtimit drejt fitores së 9 shkurtit, ku kandidatët e koalicionit Lëvizja VETËVENDOSJE!, Alternativa dhe Partia Guxo u takuan me qytetarët. Sallat ishin plot e përplot dhe zemrat e kuqe flakë konfirmuan edhe njëherë se 118 është numri që na bashkon të gjithëve.

Tubimi u shoqërua me tingujt e këngëve patriotike dhe një atmosferë elektrizuese, ku të pranishmit shprehën mbështetje të palëkundur për kandidatët dhe kryeministrin aktual dhe të ardhshëm, z. Albin Kurti.

Kandidatët për deputet nga Alternativa, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, takuan banorët e Kastriotit dhe Vushtrrisë, me të cilët ndanë mendime dhe vizione për të ardhmen. Ata shpalosën ide të reja për një punë edhe më të mirë për qytetarët dhe zhvillimin e vendit në tërësi.

“Kastrioti dhe Vushtria janë zjarre të mbi 500 mijë zemrave që do të rrahin për një qëllim të vetëm të dielën e 9 shkurtit. Bashkë me këtë popull të dashur dhe fisnik, ne do të bëjmë të pamundurën që zhvillimi të hyjë në rrugën e mbarë,” thanë kandidatët për deputet në takimin me banorët e Kastriotit dhe Vushtrrisë.

Ky ishte një mesazh i fuqishëm se bashkë mund të arrijmë një të ardhme më të mirë, të zhvilluar dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Të dielën e 9 shkurtit, koalicioni ynë është gati për të sjellë fitoren!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës