Qarkaxhija e Dobruna në Gjakovë takojnë banorët e bashkësive 3 dhe 4:  Bashkë për një të ardhme të ndritur

Mes një atmosfere të ngrohtë dhe entuziaste me banorët e bashkësive 3 dhe 4 të Komunës së Gjakovës kandidatët për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETEËVENDOSJE, znj. Diana Qarkaxhija dhe z. Agon Dobruna kanë diskutuar me ta për të ardhmen e përbashkët.

I pranishëm ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, ministrja e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci dhe kandidatët tjerë për deputet. Diskutimet e frytshme për Qeverinë Kurti 3, theksuan angazhimin për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

“ Bashkë me ne do të jetë një hap i sigurt drejt një të ardhmeje të ndritur për Gjakovën, me një vizion të palëkundur për një qytet e shtet të fuqishëm dhe të prosperuar. Çdo hap ka rëndësi dhe bashkë mund ti realizojmë qëllime madhore”, janë shprehur Qarkaxhija e Dobruna.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës