Hasime Tahiri Hasani në Rahovë: Mbështetje e pakushtëzuar për kandidatët për deputetë dhe përkrahje për ndërmarrësit ruralë

Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani, zhvilloi një takim të përzemërt me banorët e Rahovës, në veri të Kosovës. Gjatë vizitës, ajo konstatoi mbështetje të fuqishme për kandidatët dhe vizionin liberal të Alternativës. E pranishme ishte edhe kandidatja për deputete znj. Arjeta Fejza.

Në këtë takim, ajo vlerësoi punën dhe përkushtimin e ndërmarrësve si z. Arben Peci, që udhëheq biznesin N.P.T “TONI” me zell dhe dashuri për vendlindjen. “Ndërmarrësit, sidomos ata të viseve rurale, do të jenë një prioritet i Qeverisë Kurti 3, me politika zhvillimore që përkrahin bizneset lokale,” theksoi ajo.

Rrugëtimi drejt fitores vazhdon, duke bashkuar zemrat dhe energjinë e mbi 500,000 qytetarëve anë e mbanë Kosovës! Bashkë, për një të ardhme më të mirë!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës