Mbështetje për bizneset dhe artizanët, vizitat e kandidatëve për deputet në Gjakovë

Kryetarja e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila bashkë me kryetarin e degës së Alternativës në Gjakovë, z. Agon Dobruna, kandidatë për deputet, vizituan kompaninë e pastrimit kimik “Saranda” në Gjakovë.

“ Është një biznes i shkëlqyer dhe shembull për standardet e larta të cilësisë në sektorin e shërbimeve. Kjo kompani, me përkushtim dhe profesionalizëm, ofron shërbime të klasit të parë, duke përmbushur dhe tejkaluar pritshmëritë e klientëve të saj. Kompanitë si “Saranda” dëshmojnë se me punë të palodhur dhe vizion të qartë, mund të ndërtohen biznese që jo vetëm qëndrojnë konkurruese, por edhe frymëzojnë komunitetin”, ka thënë Kusari Lila në bashkëbisedim me drejtuesit e saj.

Mimoza Kusari-Lila dhe Dobruna treguan mbështetjen e tyre për bizneset që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Një tjetër vizitë ka zhvilluar kandidati për deputet nga lista e VETËVENDOSJES, z. Agon dobruna në “Maestro Art Filigran”. I pranishëm ishte edhe ministri I Kulturës, Rinisë dhe Spoprteve z.Hajrulla Çeku dhe kandidatët për deputet, z. Hysamedin Feraj, Ardian gola e z. Agon Batusha të cilët patën mundësinë të shohin nga afër mjeshtërinë e z. Halil Kerraxhija, një nga mjeshtrit më të vjetër dhe më të përkushtuar të këtij zanati të rrallë.

Vizituan edhe skulptorin Andin Bakija, ku u njohën me një koleksion të jashtëzakonshëm veprash të krijuara me dashuri dhe pasion të thellë për artin. Çdo detaj në punimet e tij pasqyron përkushtimin dhe talentin e një artisti që ndjek ëndrrën e tij me plot zemër.

Kandidatët për deputet qëndruan edhe në familjen e piktorit të ndjerë akademik Ibrahim Ponosheci. Kjo vizitë shërbeu si një mundësi e veçantë për të njohur nga afër dhe për të përjetuar energjinë artistike të pikturave të prof. Ibrahimit, të cilat mbartin një vlerë të jashtëzakonshme artistike dhe shpirtërore.

Familja e tij ka treguar përkushtim të madh në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e këtij thesari të çmuar artistik, duke e trajtuar atë si një trashëgimi të vyer për brezat e ardhshëm. Me mbështetjen e MKRS-së, shumë shpejt këto vepra pritet të prezantohen për publikun e gjerë art-dashës, në mënyrë dinjitoze, si pjesë e “Galerisë Ibrahim Ponosheci”, duke nderuar kështu jetën dhe veprën e këtij artisti të madh.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës