Kusari Lila dhe Dobruna takojnë stafin e klinikës “European Clinic”

“European Clinic” në Gjakovë është sinonim i profesionalizmit dhe kujdesit cilësor shëndetësor në Kosovë. Me një staf të përgatitur dhe mbresëlënës, klinika ofron shërbime të jashtëzakonshme që i tejkalojnë pritshmëritë e pacientëve.

E udhëhequr nga obstetër-gjinekolog, Dr. Aida Kumnova, kjo klinikë ka ndihmuar mijëra gra të ndihen të shëndetshme, të sigurta dhe të përmbushura, duke dhënë rezultate të shkëlqyera në trajtimin dhe kujdesin për çdo paciente.

Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila, dhe nënkryetari, z. Agon Dobruna, vizituan këtë institucion shëndetësor dhe zhvilluan një takim me stafin. Ata shprehën mirënjohjen dhe përgëzimet e tyre për punën e palodhur dhe suksesin e arritur deri më tani, duke u uruar suksese të mëtejshme dhe vazhdimësi në përmirësimin e jetës së shumë njerëzve.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës