Lulja e Dukagjinit, Peja më bukur e më hijshme se kurrë më parë, për fitoren më të madhe që ndonjëherë është parë, për numrin 118 e me 500 mijë zemra.
Brohoritjet që buruan prej zemrave të bëra bashkë për fitoren e madhe të 9 shkurtit, prej qytetarëve të Pejës që mbushën sheshin cep më cep në këtë tubim madhështor.
Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti mbajti fjalim në tubimin elektoral para qytetarëve të Pejës, ku tha se këtë komunë e kanë përkrahur me shtesa rreth 2900 gra lehona dhe mbi 18 fëmijë si dhe kanë punësuar 550 të rinjë me programin Superpuna.
Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija dhe znj. Sibora Kadriu bashkëbiseduan me banorë të Pejës dhe komunave të rrafshit të Dukagjinit. “Puna e mirë e qeverisë Kurti 2 na ka bindur se vota e 9 shkurtit do të jetë për qeverinë Kurti 3”, kanë thënë pejanët.
Koalicioni është me popullin, VETËVENDOSJEN, Alternativën dhe partinë Guxo, dimrin do ta bëjmë verë.
Më 9 shkurt Peja, Kosova e diaspora, do të votojnë bashkë, do të festojmë bashkë me mbi 500 mijë vota.














