Rrugët e Pejës flasin vetë, duke rrëfyer histori të gjalla përmes kalldrëmeve qindra vjeçare, të cilat çdo ditë mbushen me hapa të banorëve që ngarendin pas punës, ëndrrave dhe aktiviteteve të tyre. Ky qytet nuk është thjesht një vendbanim, por një frymëmarrje e gjallë dashurie, entuziazmi dhe tolerance.
Në këtë frymë të gjallë qytetare, kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, të prirë nga kryetarja znj. Mimoza Kusari-Lila, si dhe znj. Diana Qarkaxhija e z. Agon Dobruna, zhvilluan një takim të rëndësishëm me pronarët e Foto Pepa. Ky biznes i përkushtuar dhe shumëvjeçar ka qenë një pikë referimi për kujtimet e qytetit, duke dokumentuar momentet më të bukura të jetës së qytetarëve ndër vite.
Takuan edhe pronarë biznesesh tjera, nga të cilët morën konfirmimin e përkrahjes maksimale për listën fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Me një histori të pasur dhe një të ardhme të ndritur, Peja vazhdon të jetë një qytet i mbushur me energji dhe vizion për zhvillimin e mëtejshëm. Përmes këtyre takimeve, po forcohet bashkëpunimi me komunitetin, duke u dëgjuar zëri i secilit dhe duke ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë për të gjithë.

















