Gratë janë me fituesit e listës me numrin 118

Gratë gjithmonë kanë qenë shtylla kryesore e shoqërisë sonë, duke bërë diferencën me përkushtimin, vizionin dhe forcën e tyre. Ato kanë dëshmuar se janë faktor kyç në ndryshimet pozitive dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

Me shumë dashuri dhe respekt, kandidatët për deputetë nga lista fituese e Lëvizjes Vetëvendosje patën nderin të takojnë një grup të jashtëzakonshëm grash nga profile dhe profesione të ndryshme nga Mitrovica. Ky takim ishte një dëshmi e fuqisë së madhe që gratë sjellin në proceset vendimmarrëse dhe në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë e të begatë.

Nga këto gra të guximshme dhe të vendosura u mor konfirmimi se 9 shkurti, dita e referendumit, do të jetë një ditë historike fitoreje. Me një përkrahje masive, ato shprehën vullnetin e tyre për të dalë në votime dhe për të mbështetur më të mirët – ata që punojnë për një të ardhme më të ndritur dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët.

Me fat dhe gëzim drejt një të nesërmeje që na pret edhe më e begatë!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës